This site uses cookies to store information on your computer. I'm fine with this Cookie information

Festive Opening Hours

Please note we will not be open during the public holidays, 25 & 26 Dec and 1 & 2 Jan.

On 24 & 31 Dec we will close early, with last appointments at 3pm and buildings across our sites closed at 4pm. 

Due to staffing, we are unable to provide at home postal STI kits during this time. You can still book a regular STI testing appointment here.

Kontracepsioni

Contraception - Albanian

Kontracepsioni 

Për të parandaluar shtatzëninë, kontracepsioni nevojitet deri në periudhën e menopauzës dhe nëse përdoret në mënyrën e duhur ai është efektiv ose shumë efektiv në varësi të metodës. Ekzistojnë një sërë opsionesh dhe ne jemi të lumtur t'ju ndihmojmë të vendosni se cila metodë funksionon më mirë për ju.  

Kontraceptivët janë falas për të gjitha gratë dhe burrat përmes NHS-së në Mbretërinë e Bashkuar. 

Ekzistojnë një sërë opsionesh dhe mjeku ose infermierja në "Sandyford" do t'ju ndihmojnë me kënaqësi të vendosni se cila metodë do t'ju përshtatet më së miri duke marrë parasysh situatën tuaj.  

Ose mund të ndiheni më mirë duke e bërë këtë diskutim me mjekun e përgjithshëm. Shumica e mjekëve të përgjithshëm japin këshilla për kontraceptivë dhe ofrojnë pilula, fasha, unaza dhe injeksione dhe shumë të tjerë mund të vendosin edhe spirale dhe implante.  

Mund të merrni prezervativë falas në mënyrë diskrete dhe konfidenciale në mbi 300 vendndodhje në të gjithë "NHS Greater Glasgow & Clyde".  

Shërbimi ynë për të rinjtë ofron kontraceptivë për personat e moshës 13 deri në 17 vjeç.  

Ne ofrojmë një sërë alternativash për kontraceptivë, ku përfshihen 

  • Spiralet hormonale 
  • Spiralet johormonale 
  • Implantet 
  • Injeksionet 
  • Pilulat orale të kombinuara 
  • Pilulat vetëm me progestogjen 
  • Fashat hormonale të kombinuara 
  • Unazat vaginale hormonale të kombinuara 
  • Prezervativët për meshkuj dhe femra 
  • Diafragma  
  • Vazektomia 
  • Kontracepsioni i urgjencës 
     

Si të rezervoni një takim  

Telefononi "Sandyford" në numrin 0141 211 8130 për të lënë një takim.   

Nëse nuk flisni anglisht, mund të kërkoni që në takimin tuaj të jetë i pranishëm një interpret. Na tregoni gjuhën që ju nevojitet kur rezervoni takimin dhe ne do të marrim masat. 

Informacione të mëtejshme për shërbimin e interpretimit mund të gjenden në  

https://www.sandyford.scot/sexual-health-services/i-need-an-interpreter-for-my-sandyford-appointment/

https://nashonlinebooking.com/onlinebookingsystem/en/?hbref=7303069

Konfidencialiteti 

Ne ofrojmë një shërbim konfidencial dhe pa autorizimin tuaj nuk do të ndajmë me askënd informacione të identifikueshme rreth jush, përveç nëse mendojmë se ekziston rrezik për ju ose një person tjetër ose ekziston rrezik për shëndetin. Ne ju inkurajojmë të përdorni emrin tuaj të vërtetë kur të paraqiteni dhe ky informacion do të jetë i sigurt në regjistrin tonë elektronik në "Sandyford".  

Flisni me ne për shëndetin tuaj seksual 

Për t'u siguruar që të përfitoni kujdesin më të mirë të mundshëm gjatë vizitës tuaj, stafi i "Sandyford" mund të bëjë pyetje personale dhe të ndjeshme në lidhje me historikun tuaj mjekësor dhe seksual, të tilla si: kur keni kryer marrëdhënie seksuale për herë të fundit, nëse keni kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura dhe nëse keni ndonjë simptomë infeksioni. 

Stafi nuk është aty për t'ju gjykuar. Ajo që do të thoni nuk do të na tronditë apo vendosë në siklet, por duhet të jeni të sinqertë, në mënyrë që ne të bëjmë analizat, t'ju trajtojmë dhe t'ju mbështesim sa më mirë. Çdo gjë që thoni do të mbahet konfidenciale në sistemin tonë të regjistrimit elektronik, përveç rastit kur, me autorizimin tuaj, ne kërkojmë të ndajmë informacione në mënyrë që t'ju referojmë në një shërbim tjetër. Në situata shumë të rralla, personelit mund t'i duhet të ndajë informacione për t'ju mbrojtur. Mund të zgjidhni të vizitoheni nga një profesionist mjekësor mashkull ose femër, nëse preferoni, por mund t'ju duhet të prisni më shumë se zakonisht nëse klinika është e zënë, dhe duhet të na informoni për këtë kur të rezervoni takimin tuaj. 

Çfarë duhet të prisni para se të paraqiteni 

Kohëzgjatja e takimit mund të variojë nga 10 minuta deri në 90 minuta. Në takimin tuaj ne do të bëjmë më të mirën për t'ju siguruar se ne kujdesemi për nevojat tuaja, por në disa raste mund t'ju kërkojmë të ktheheni për një takim tjetër si pjesë e shërbimit që ofrojmë. 

Nëse përpara takimit ju kemi dërguar një letër, në të do të kemi përfshirë të gjithë informacionin përkatës që ju nevojitet para takimit. 

Çfarë duhet të prisni kur të paraqiteni

Nëse keni kërkuar një interpret, do të takoheni me të në orarin e takimit.  

Çfarë ndodh kur mbërrij? 

Kur të mbërrini do të mirëpriteni nga një recepsionist që do t'ju japë një kartë me numër, një paketë që përfshin informacion mbi shërbimin e ofruar, një dokument konfidencialiteti ku shpjegohet se çfarë ndodh me informacionin tuaj personal, si dhe një formular regjistrimi. Recepsionisti do t'ju kërkojë të uleni derisa t'ju vijë radha për t'u regjistruar. Mund ta njoftoni recepsionistin nëse keni nevojë për ndihmë në plotësimin e formularit të regjistrimit. Plotësoni sa më shumë informacion. 

Sa kohë do të më duhet të pres? 

Ne bëjmë më të mirën për t'u siguruar që vizita të kryhet sa më afër orës së takimit që keni lënë. Fatkeqësisht, ka raste kur kjo mund të mos ndodhë. Nëse jeni paraqitur për një takim dhe keni pritur 30 minuta dhe nuk ju kanë thirrur, ju lutemi njoftoni një punonjës të recepsionit i cili do të mund të zbulojë se çfarë po ndodh. Duke qenë se kemi më shumë se një klinikë që funksionojnë njëherësh, ju mund të hyni pas një personi që mbërrin më vonë se ju. 

Po sikur të mbërrij me vonesë?

E dimë se ka raste që pacientët mund të vonohen në takimin e tyre. Nëse mbërrini me vonesë për takimin tuaj, nuk mund të garantojmë se do të mund respektojmë kohëzgjatjen e plotë të takimit fillestar. Nëse mbërrini me vonesë për takimin tuaj, recepsionisti do të bëjë të mundur që një anëtar i ekipit klinik të vijë dhe të flasë me ju. Mund t'ju duhet të prisni derisa dikush të jetë i disponueshëm. Për disa gjendje klinike dhe procedura ne nuk jemi në gjendje t'ju pranojmë nëse jeni me vonesë. Nëse ndodh kjo, ne do të lëmë një takim tjetër me ju. 

Kë do të shoh gjatë konsultës? 

Shumica e shërbimeve tona kryhen nga një staf klinicistësh, të cilët mund të jenë mjekë, infermierë, asistentë të kujdesit shëndetësor, këshilltarë ose psikologë, në varësi të shërbimit. I gjithë stafi ynë do të prezantohet kur të thirreni në dhomën e klinikës. 

Nëse për vizitën keni preferencë për gjininë e mjekut, ju lutemi na informoni kur të rezervoni takimin tuaj. Ne do të përpiqemi ta respektojmë kërkesën sa herë që mundemi, por nuk mund ta garantojmë gjithmonë. 

Si kryhen analizat e mia? 

Nëse dëshironi ose duhet të kryeni një analizë për infeksion seksualisht të transmetueshëm, mund t'ju duhet të jepni një kampion urine ose gjaku. Për disa analiza kërkohet që tamponët të merren nga organet gjenitale dhe, në varësi të llojit të marrëdhënies seksuale që keni kryer, nga fyti dhe rektumi. Kjo mund të jetë pak e sikletshme, por stafi i klinikës është specializuar në kryerjen e këtyre analizave, kështu që jeni në duar të sigurta. Për disa analiza mund të nevojitet që mjeku të shikojë organet tuaja gjenitale. Nëse ndiheni më rehat me një mjek të së njëjtës gjini, na informoni kur të rezervoni takimin tuaj. 

A mund të marr me vete fëmijë? 

Është më mirë të mos merrni fëmijë me vete, pasi në ndërtesë nuk ka ambiente për kujdesin ndaj fëmijëve. Nëse duhet të vini në vizitë me fëmijën, merrni me vete një person tjetër të rritur që të kujdeset për të në zonën e pritjes ndërkohë që jeni në klinikë. Nëse mund t'i lini fëmijët tuaj me një person të rritur të besuar, përgjatë rrugës është një park i bukur me disa fusha për lojëra. Përndryshe, mund t'ju kërkohet të ktheheni sërish pa fëmijët tuaj.