Ne jemi një ofrues i specializuar në shërbimin e shëndetit seksual për personat që banojnë në zonën e “Greater Glasgow and Clyde”. Ne jemi pjesë e shërbimit kombëtar të shëndetësisë (National Health Service) të Skocisë. Të gjitha shërbimet dhe trajtimet tona janë pa pagesë. Ato janë gjithashtu konfidenciale dhe private. Stafi ynë miqësor është mendjehapur dhe asnjëherë paragjykues.
Ne në “Sandyford” mund t’ju vijmë në ndihmë nëse:
Shërbime që ne ofrojmë në “Sandyford”
Si të aksesoni shërbimet tona
Për të aksesuar shërbimet tona mund t’i telefononi drejtpërdrejtë ekipit tonë të përfshirjes në numrin 0141 211 8610. Zakonisht do t’ju përgjigjet një nga infermierët tanë dhe do të caktojmë një takim sa më të volitshëm për ju. Për të na ndihmuar lidhur me këtë mund të sigurojmë interpretë nëpërmjet telefonit.
Vini re se momentalisht, për shkak të COVID 19, në “Sandyford” mund të paraqiten vetëm personat që kanë lënë takim.
Mund të zgjidhni të paraqiteni në një nga klinikat e mëposhtme
Sandyford Central 2-6 Sandyford Place Glasgow
G3 7NB
Sandyford Paisley
1st Floor New Sneddon Street Clinic, 8 New Sneddon Street, Glasgow
PA3 2AD
Sandyford Parkhead
hyrja ndodhet në anë të godinës në “Nisbet Street”
Parkhead Health Centre 101 Salamanca Street Glasgow
G31 5BA